More information about, and pictures of Bruno GröningBruno Gröning (1906 - 1959)

Mirėseerdhėt nė rrethin e miqve "Bruno Gröning"

Shėrimi nė rrugė spirituale me anė tė mėsimeve tė Bruno Gröning dėshmohet nga mjekėsia!

- Gjė qė e kanė ditur popujt e lashtė nė tė gjitha kulturat e larta
- gjė qė e kanė pėrdorur mjekėt e spikatur tė kohės sė re (Paracelsus, Hahnemann ...)
- gjė qė ka arritur shkenca tė vėrtetojė mė disa zbulime themeltare:

Ekziston njė fuqi e lartė e cila ėshtė baza e gjithė gjallėrisė dhe qė mund tė shėrojė! Asaj i kanė ngjitur emra tė shumėllojshėm: Forca jetėsore ("Vis vitalis"), Prana, Chi, fuqia hyjnore ...

Bruno Gröning pėr kėto gjėra ka pasur njė dijeni shumė tė saktė intuitive tė cilėn, me anė tė mėsimeve tė tij tė thjeshta, e ka bėrė tė shfrytėzueshme pėr tė gjithė njerėzit.

Rrethi i miqve "Bruno Gröning" ėshtė njė lidhje e lirė njerėzish tė cilėt e kanė kuptuar vlerėn e mėsimeve tė Bruno Gröning. Nė qindra bashkėsi nė tė gjitha kontinentet pėrcillen kėto mėsime. Me anė tė njė qėndrimi pėrkatės trupor dhe mendor, mėsohet pranimi i fuqisė hyjnore. Kjo "rrymė shėruese" qė mund tė ndihet nė trup, shkakton ndihma dhe shėrime madje nga sėmundje tė rėnda kronike e degjenerative organike.

"Ki besim dhe beso, tė ndihmon, tė shėron fuqia hyjnore." (Bruno Gröning)

Shėrimet dokumentohen, nė pėrmasė tė madhe, sipas modelit tė anamnezės klinike. Grupi ekspertor mjekėsoro-shkencor (MWF) nė rrethin e miqve "Bruno Gröning", forumi i disa mijėra mjekėsh dhe pjesėtarėsh tė profesioneve tė tjera mjekėsore, e verifikon pėrmbajtjen e raporteve pėr shėrime dhe pėrpilon, nėse ėshtė e mundur, dokumentacione me komente mjekėsore nė bazė tė analizeve dhe konstatimeve tė mjekėve tė pavarur.

Ēdokush ėshtė i lirė qė, krahas me shėrimin nė rrugė spirituale, tė mjekohet edhe nga mjekė. Bruno Gröning gjithnjė ia mbante krahun bashkėpunimit me mjekėt. Sipas shembullit tė vetė Bruno Gröning, nė rrethin e miqve " Bruno Gröning" nuk bėhen kurrfarė konsultimesh, kontrollimesh a kurimesh mjekėsore.

Nė ēdo kohė, pėrkatėsia me rrethin e miqve "Bruno Gröning" ėshtė vullnetare dhe falas, njėkohėsisht ajo ėshtė e pavarur nga lidhjet konfesionale, ideologjike dhe nacionale. Tė gjitha aktivitetet bėhen falas, harxhimet mbulohen me ndihma vullnetare.

Ju lutemi tė informoheni mė hollėsisht nė faqet tona vijuese nė internet. Nė rast se diēka do t'ju duket tepėr e padėgjuar ose tepėr e jashtėzakonshme, vėrtetojeni pa paragjykime. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund ta njihni tė vėrtetėn - sipas rekomandimit tė Bruno Gröning:

"Mos jini naivė, binduni vetė."